Berisha me Tarquinion: Rama ka lidhje direkte me kartelet në Amerikën Latine! 47% e shqiptarëve kanë ikur

Berisha me Tarquinion: Rama ka lidhje direkte me kartelet në Amerikën Latine! 47% e shqiptarëve kanë ikur

Kryetari i Partisë Demokratike zhvilloi ditën e djeshme në selinë e PD-së një takim me eurodeputetin Marco Tarquinio, kryetar i Komitetit Parlamentar Shqipëri-BE për Stabilizim-Asociimin. Gjatë takimit, Sali Berisha e informoi eurodeputetin për shqetësimet e opozitës mbi situatën politike, ekonomike dhe kriminale në vend. Berisha e cilësoi narkoshtetin si problemin kryesor të Shqipërisë, duke akuzuar qeverinë e drejtuar nga Edi Rama për lidhje me strukturat e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Berisha theksoi se Shqipëria nuk i plotëson kushtet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Eropian. Reagimi i plotë: Dje prita në një takim në selinë e PD, eurodeputetin Marco Tarquino, Kryetar i Komitetit Parlamentar Shqipëri – BE për Stabilizim-Asocimit. Zoti Tarquino është një mik i Shqipërisë, që i përket grupit të Aleancës Progresive...