Berisha flet për vizitën në SHBA: Narkoshteti dhe drejtësia si armë politike! Diaspora, e gatshme për çmontuar këtë regjim

Berisha flet për vizitën në SHBA: Narkoshteti dhe drejtësia si armë politike! Diaspora, e gatshme për çmontuar këtë regjim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në konventën republikane për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluar në Dallas, Teksas, më 9 dhe 10 shtator. Konventa ishte organizuar nga Partia Republikane dhe Presidenti Donald Trump mbajti fjalime gjatë aktivitetit. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook, Berisha e cilësoi këtë vizitë si një nga zhvillimet e rëndësishme të periudhës së fundit. Ai tha se fjalimet e Trump në konventë përbënin, sipas tij, një mbështetje për të gjithë ata që përballen me atë që ai i cilësoi si “komunizmi dhe kartelet e drogës”. Berisha pretendoi se këto dy çështje përbëjnë edhe “dy shtyllat kryesore” të qeverisjes së Edi Ramës. Sipas tij, fjalimi i...