Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Berisha: Do të nisim të gjitha format e domosdoshme të protestave në Shqipëri
Kryetari i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se do të nisin të gjitha format e domosdoshme të protestave në Shqipëri dhe në botë. Duke folur sërish për rezultatin e zgjedhjeve, Berisha tha se vendi ndodhet në një situatë ku “farsa elektorale” duhet të zbardhet dhe dokumentohet plotësisht. “Pa asnjë mëdyshje, do nisin të gjitha format e domosdoshme të protestave në Shqipëri dhe në botë. Por, kjo është faza e dokumentimit, e verifikimit të të gjithë farsës elektorale që ka ndodhur me votën e shqiptarëve në Shqipëri dhe diasporë. Dhe kjo vazhdon sepse siç e shihni, dy rrethe do i paraqesim...