BE-ja përgjysmon importet e makinave hibride nga Kina

BE-ja përgjysmon importet e makinave hibride nga Kina

BE-ja kufizon ndjeshëm importin e makinave hibride nga Kina. Pavarësisht marrëveshjes me Pekinin për një tavan importesh, Brukseli po përgatitet edhe për një përshkallëzim të mundshëm të mosmarrëveshjes tregtare. BE-ja dëshiron t’u vijë në ndihmë prodhuesve të saj të automobilave dhe për këtë arsye po kufizon konkurrencën nga Kina. BE-ja ka vendosur të përgjysmojë importet e automjeteve hibride plug-in nga ky Kina. Në të ardhmen në tregun e BE-së do të lejohen të shiten në vit vetëm 350.000 automjete hibride plug-in nga Kina. “Kjo do t’i ulë me më shumë se gjysmën importet aktuale në Bashkimin Evropian”, tha një zyrtar i BE-së. Makinat elektrike kineze shpesh më të lira Që në fund të javës së kaluar Kina dhe BE-ja arritën një marrëveshje për kufizimin e...