BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën
Bashkimi Evropian ka kritikuar Serbinë për mosndërmarrjen e hapave të nevojshëm për arrestimin dhe ndjekjen penale të Millan Radoiçiqit dhe personave të tjerë që ndodhen në Serbi e që janë akuzuar për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit 2023. Zëdhënësi i BE-së, Christian Wiegand, tha për REL-in se BE-ja mbetet e shqetësuar edhe nga raportimet për pjesëmarrjen e Radoiçiqit në një tubim parazgjedhor të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), e cila udhëhiqet nga ish-presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. “Presim që Serbia të bashkëpunojë plotësisht përmes kanalit të vendosur për ndihmë të ndërsjellë juridike”, tha ai, duke shtuar se kjo çështje është zvarritur për një kohë të gjatë dhe se Serbia duhet ta trajtojë atë pa vonesa të mëtejshme. Deklarata e BE-së vjen...
Burimi:
syri.net