Bashkëpunim kundër kontrabandës, Shqipëria dhe Greqia forcojnë bashkëpunimin elektronik doganor
Shqipëria dhe Greqia po intensifikojnë bashkëpunimin doganor përmes menaxhimit të përbashkët të kufirit, digjitalizimit dhe shkëmbimit elektronik të të dhënave. Në Tiranë u zhvillua Takimi i 14-të Bilateral i Nivelit të Lartë mes administratave doganore të dy vendeve, ku Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti homologun grek, Dimitrios Bourikos. Në fokus të diskutimeve ishin lehtësimi i tregtisë dhe lëvizjes, funksionalizimi i Green Lanes dhe SEED+, digjitalizimi i procedurave, si dhe forcimi i bashkëpunimit kundër kontrabandës dhe trafiqeve të paligjshme. Një nga zhvillimet konkrete të prezantuara ishte avancimi i shkëmbimit elektronik të të dhënave në pikën kufitare të Kakavijës. Në një reagim të bërë publik në rrjetet sociale, Drejtoria e Doganave theksoi se ky është një hap konkret drejt modernizimit të procedurave dhe rritjes...
Burimi:
javanews.al