Banorët e Thethit bllokojnë urën në hyrje të fshatit/ Aksioni i IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje, policia…

Banorët e Thethit bllokojnë urën në hyrje të fshatit/ Aksioni i IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje, policia…

Ky veprim vjen në kuadër të kundërshtimit të aksionit të IKMT-së, e cila edhe sot ka planifikuar prishjen e disa ndërtimeve pa leje në zonën turistike. Situata në Theth është tensionuar këtë mëngjes, pasi banorët kanë bllokuar urën në hyrje të fshatit, duke penguar hyrjen e forcave të Policisë së Shtetit. Pa praninë e forcave të rendit, inspektorët e IKMT ndodhen në pritje, pasi nuk mund të vijojnë me veprimet pa mbështetje policore. Banorët e Thethit kanë kundërshtuar me forcë prishjen e objekteve, duke e konsideruar aksionin të padrejtë dhe të papërshtatshëm për një zonë që varet nga turizmi.
Burimi: Sot.com.al