Banorët e Kelmendit në protestë kundër ndërtimit të 3 hidrocentraleve: Mos e prekni Cemin (VIDEO)

Banorët e Kelmendit në protestë kundër ndërtimit të 3 hidrocentraleve: Mos e prekni Cemin (VIDEO)

PROTESTOJNE BanorëT E fshatit Vukël në Kelmend MALËSI E MADHE- Banorët e Kelmendit kanë dalë në protestë për të kundërshtuar projektet hidroenergjetike që parashikojnë ndërtimin e tre hidrocentraleve përgjatë lumit Cem. Tubimi është zhvilluar në Vukël ku banorët kanë shprehur shqetësimin për ndërhyrjet që po kryhen në zonë dhe pasojat që, sipas tyre, mund të sjellin për lumin dhe territorin përreth. Për komunitetin lokal lumi Cem nuk është vetëm një burim natyror, por pjesë e drejtpërdrejtë e jetës dhe ekonomisë së zonës. Pikërisht për këtë arsye, banorët kanë kundërshtuar vijimin e projekteve Kozhnjë 1, Kozhnjë 2 dhe Tamara, duke kërkuar që punimet të ndalen dhe vendimmarrja të rishikohet.     View this post on Instagram   Në protestë kanë marrë pjesë edhe organizata mjedisore dhe këshilltarë...