Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Banorët e alarmuar kërkojnë ndihmë nga ajri/ Digjet prej 6 ditësh mali i Dukatit në Vlorë, zjarri drejt Llogarasë
Prej gjashtë ditësh zjarri në Dukat të Vlorës vijon të jetë ende aktiv. Gjatë orëve të natës zjarri në zonën midis fshati Dukat dhe Parkut të Llogarasë është aktivizuar dhe nga era e cila mëngjesin e sotëm ka ndryshuar drejtim veri-lindje dhe kjo situatë ka sjellë që zjarri të përparojë drejt zonës me pisha të Llogarasë. Banorët e fshatit kanë kërkuar ndërhyrje sërish nga ajri pasi zjarri po merr përmasa të mëdha duke djegur pemë, pisha, bredha por dhe bimësi apo kafshë të egra që ndodhen në pyll.