Bankat fshinë 5 miliardë lekë kredi në gjysmën e parë të vitit

Bankat fshinë 5 miliardë lekë kredi në gjysmën e parë të vitit

Bankat tregtare vijuan fshirjen e kredive edhe në gjysmën e parë të këtij viti, por në vlera disi më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, sektori bankar nxorri jashtë bilanceve rreth 5 miliardë lekë. Kjo vlerë ishte 6% më e ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Kreditë e fshira ishin kryesisht kredi në monedhën vendase të dhëna për segmentin e biznesit. Nxjerrja e një kredie të humbur jashtë bilancit është një veprim kontabël, që nuk nënkupton heqjen dorë nga procesi ligjor i mbledhjes dhe rekuperimit të saj. Fshirja ka qëllim uljen e raportit të kredive me probleme të bankave dhe është veprim që nuk ka efekt financiar shtesë. Fshirja e...