Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Banka e Shqipërisë miraton hyrjen e bankës turke Ziraat në Shqipëri
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mërkurën të japë miratimin paraprak për licencimin e degës së bankës së huaj “Dega e Bankës Turkiye Cumhuriyeti Ziraat Bankasi A.S., Albania” për të ushtruar veprimtari bankare dhe financiare në Republikën e Shqipërisë.Sipas ligjit “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, licencimi i bankës dhe i degës së bankës së huaj kalon në dy faza: miratimi paraprak i licencës dhe dhënia e licencës.Ligji parashikon se, dega e bankës së huaj që ka marrë miratimin paraprak për licencë, brenda 12 muajve duhet të plotësojë të gjitha kushtet e parashikuara në ligjin“Për bankat në Republikën e Shqipërisë” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, në mënyrë që të pajiset me licencën për fillimin e veprimtarisë bankare në vendin tonë.Gjatë kësaj...