Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar masat e paralajmëruara nga kryeministri për kufizimin e disa të drejtave për personat që përfshihen në akte dhune gjatë protestave. Balla u shpreh se masa të ngjashme po diskutohen apo zbatohen edhe në disa vende europiane, duke sjellë si shembull rastin e studentëve që përfshihen në akte dhune ndaj institucioneve nga të cilat përfitojnë. Ai theksoi se masat janë ende në diskutim nga qeveria dhe se një komunikim më i qartë pritet të bëhet ditën e nesërme. “Kryeministri sot ka bërë me dije disa masa që janë të ngjashme dhe që po merren në disa vende europiane lidhur me kufizimin e disa të drejtave për disa persona që angazhohen në akte dhune. Nëse një...