“1 mijë orë filmime erotike dhe korruptive”, deklarata e fortë e Pandeli Majkos në Asamblenë e PS-së

“1 mijë orë filmime erotike dhe korruptive”, deklarata e fortë e Pandeli Majkos në Asamblenë e PS-së

Një deklaratë e fortë mësohet të jetë bërë nga ish-kryeministri dhe ish-deputeti socialist, Pandeli Majko, gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, të zhvilluar këtë të shtunë me dyer të mbyllura. Sipas burimeve të Gazetës Panorama, Majko ka paralajmëruar për ekzistencën e rreth 1 mijë orëve filmime, në të cilat, sipas informacionit që pretendon se disponon, shfaqen eksponentë të Partisë Socialiste në video me përmbajtje erotike dhe korruptive. “Kam informacion se në 1 mijë orë filmime ka eksponentë të PS-së në video erotike dhe korruptive. Mirë është të jepni dorëheqjen para se të dalin. Mos e vini në siklet partinë dhe kolegët”, mësohet të ketë deklaruar Majko. Përmes këtij paralajmërimi, ish-kryeministri u ka bërë thirrje personave që mund të jenë të përfshirë në këto...