Nga Fatos Nano te Elisa Spiropali, historia e përjashtimeve në PS ndër vite

Nga Fatos Nano te Elisa Spiropali, historia e përjashtimeve në PS ndër vite

Elisa Spiropali u përjashtua ditën e djeshme nga forumet e PS së pas njoftimit të Sekretarit të Përgjithshëm të partisë, Blendi Klosi, por ajo nuk ishte e vetmja, pasi kjo parti ka një histori të gjatë përjashtimesh që nis me ish-kryeministrin Fatos Nano. Në vite, vendimet për largimin nga grupi parlamentar apo strukturat drejtuese janë marrë për arsye të ndryshme, kryesisht në sfondin e përplasjeve politike dhe mosmarrëveshjeve brenda së majtës. Një nga rastet e para të bujshme ishte ai i Fatos Nanos në vitin 2007. Asokohe, kryetari i PS-së, Edi Rama, u komunikoi gazetarëve se Nano nuk ishte më pjesë e projektit politik të Partisë Socialiste. Po në vitin 2007, gjashtë deputetë socialistë, Paulin Sterkaj, Durim Lamaj, Durim Hushi, Bukurosh Stafa, Taulant Dedja dhe...