Balla i përgjigjet Berishës për videon e protestës: Protestuesi goditi policinë me pllakë betoni

Balla i përgjigjet Berishës për videon e protestës: Protestuesi goditi policinë me pllakë betoni

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është kundërpërgjigjur kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas publikimit të një videoje nga protesta para Ministrisë së Arsimit, ku një protestues shihet duke u tërhequr zvarrë nga efektivët e policisë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla i kërkon Berishës të publikojë videon e plotë, duke pretenduar se në pamjet e tjera protestuesi shihet duke goditur punonjësit e Policisë së Shtetit me një pllakë betoni. “Sali mashtruesi, nxirre të plotë videon! Shikojeni kur ky ‘studenti’ godet me pllakën e betonit punonjësit e Policisë së Shtetit”, shkruan Balla. Reagimi i kreut të grupit parlamentar socialist vjen pas publikimit të pamjeve nga Berisha, i cili ka dënuar dhunën ndaj studentëve gjatë protestës.