Burimi:
Kohajone.com

”Babë, kam mbet në mal”. Gjendet i pajetë 27-vjeçari
👁5400
Pas katër ditë kërkimesh intensive nga toka dhe ajri, është gjetur i vdekur 27-vjeçari nga Kishaj i Hasit, Ajet Lleshi. Sipas skuadrës së kërkimit dhe banorëve të zonës që ndodheshin në vendngjarje, trupi i të riut është gjetur pa dëmtime të jashtme. 27-vjeçari është gjetur në vendin e quajtur “Kurora e Mujës”, në bjeshkët e Domajve të Hasit. I riu mund të ketë vdekur si pasojë e të ftohtit, mbulimit nga bora dhe ndonjë problemi shëndetësor. Kjo gjë përforcohet edhe nga biseda e fundit telefonike me të atin, pas humbjes së kontaktit mesditën e së dielës, më 6 prill, ku...