No Image Available

Avokati i Popullit nis hetimin për dhunën e Policisë ndaj studentëve

Avokati i Popullit, Endri Shabani, ka nisur një hetim administrativ për përdorimin e forcës nga Policia e Shtetit gjatë protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit, pas përplasjeve mes protestuesve dhe efektivëve. Sipas njoftimit të institucionit, vlerësimi do të kryhet në bazë të neneve 2, 3 dhe 11 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, me qëllim që të përcaktohet nëse përdorimi i forcës ka qenë i domosdoshëm dhe proporcional. Paralelisht, grupet e monitorimit të Avokatit të Popullit kanë mbërritur në Bllokun e Sigurisë dhe pranë komisariateve ku mbahen personat e shoqëruar gjatë protestës. Monitoruesit po verifikojnë nëse të shoqëruarve u garantohen të drejtat ligjore, përfshirë të drejtën për avokat, njoftimin e familjarëve dhe kryerjen e ekzaminimit mjekësor. Institucioni u ka bërë thirrje qytetarëve...