Avioni që transportonte Vulinin dhe u kthye në Beograd, mbërrin në Moskë

Avioni që transportonte Vulinin dhe u kthye në Beograd, mbërrin në Moskë

Avioni i kompanisë Air Serbia, i cili të martën në mbrëmje u kthye në Beograd gjatë fluturimit për në Moskë për kontrolle shtesë të sigurisë, mbërriti në kryeqytetin rus të mërkurën në mëngjes. Në mesin e udhëtarëve të fluturimit fillestar ishte edhe politikani prorus dhe ish-zyrtari i lartë serb, Aleksandar Vulin. Megjithatë, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse ai e vazhdoi udhëtimin drejt Moskës. Kryeredaktori i portalit të aviacionit Tango Six, Petar Vojinoviq, shkroi në rrjetin X se avioni i fluturimit JU134 mbërriti në Moskë pas shtatë orësh vonesë, me ekuipazh të ndërruar për shkak të rregullave për orarin e punës, por me “të njëjtët udhëtarë, që rezultuan të ishin më shumë se interesantë”, raportoi Radiotelevizioni i Serbisë (RTS). Avioni i kompanisë Air Serbia u kthye...