kultplus.com's Profile Image

kultplus.com

Ky autor ka publikuar 6536 lajme.
  1. Ministri Blendi Gonxhja me një tjetër këndvështrim për muzetë

    Ministri Blendi Gonxhja me një tjetër këndvështrim për muzetë

    Kur dita perëndon, hapësirat muzeale marrin një tjetër atmosferë. Mes veprave, objekteve dhe gjurmëve të historisë, mbrëmja sjell një mënyrë tjetër për ta përjetuar kulturën dhe trashëgiminë. Këtë ide ka sjellë në vëmendje ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shkruar: “Muzetë përjetohen bukur edhe në […]

  2. Shtëpia e familjes Koçbashliu drejt përfundimit të restaurimit

    Shtëpia e familjes Koçbashliu drejt përfundimit të restaurimit

    Po i afrohen fundit punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Koçbashliu, e cila ndodhet në Qendrën Historike të Prizrenit. Kjo shtëpi tradicionale është një dëshmi e rëndësishme e arkitekturës së vjetër qytetare të Prizrenit. Objekti dallohet për elementet karakteristike të ndërtimit tradicional, përfshirë hajnatin dhe çardakun. Restaurimi po bëhet me synim ruajtjen e vlerave […]

  3. Ahmet Zogu, nga udhëheqësi i Shqipërisë te mërgimi

    Ahmet Zogu, nga udhëheqësi i Shqipërisë te mërgimi

    Ahmet Zogu, Mbreti i Shqiptarëve, lindi më 8 tetor 1895 në Burgajet të Matit dhe ndërroi jetë më 9 prill 1961 në Paris. Ai mbetet një nga figurat më të rëndësishme dhe më të debatueshme të historisë politike shqiptare të shekullit XX. Zogu u përfshi në jetën politike që në moshë të re. Pas shpalljes […]

  4. Filmat që duhet t’i shtoni në listën tuaj këtë tetor

    Filmat që duhet t’i shtoni në listën tuaj këtë tetor

    Me netët më të gjata dhe atmosferën karakteristike të vjeshtës, tetori është një nga muajt më të përshtatshëm për t’u ulur para ekranit me një film të mirë. Këtë muaj, lista përfshin histori nga më të ndryshmet: thrillerë që mbajnë pezull, filma horror për adhuruesit e atmosferës së Halloween-it, drama romantike, fantazi dhe komedi satirike. […]

  5. Universiteti i Arteve dhe Akademia e Leçes synojnë zgjerimin e bashkëpunimit akademik e artistik

    Universiteti i Arteve dhe Akademia e Leçes synojnë zgjerimin e bashkëpunimit akademik e artistik

    Një delegacion i nivelit të lartë nga Akademia e Arteve të Bukura të Leçes (Accademia di Belle Arti di Lecce) zhvilloi sot, një takim në Universitetin e Arteve në Tiranë, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve akademike dhe kulturore mes dy institucioneve. Delegacioni u prit nga Rektori i Universitetit të Arteve, Erald Bakalli, dhe Përgjegjësi […]

  6. Panel diskutimi për ndërgjegjësimin dhe mbështetjen e personave me disleksi 

    Panel diskutimi për ndërgjegjësimin dhe mbështetjen e personave me disleksi 

    Është edicioni i dytë i Fondacionit Akili, që ditën ndërkombëtare të diskleksisë e ka shënuar me panel diskutimi, me qëllim të ndërgjegjësimit dhe mbështetjes së personave me disleksi.  Safa Bojaj, drejtoreshë e këtij fondacioni ka organizuar një numër të madh të aktiviteve, të cilat nisën me panelin e diskutimit, ku në këtë panel morën pjesë: […]

  7. Ndërhyrje në Varret Monumentale të Selcës së Poshtme për mbrojtjen e strukturave

    Ndërhyrje në Varret Monumentale të Selcës së Poshtme për mbrojtjen e strukturave

    Në Varret Monumentale të Selcës së Poshtme, një nga sitet më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë, kanë nisur punime mirëmbajtëse për zëvendësimin dhe restaurimin e strehave mbrojtëse të varreve. Ndërhyrja po realizohet nga specialistë të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë me synimin për të përmirësuar mbrojtjen e strukturave nga faktorët atmosferikë, si dhe ruajtjen […]

  8. Afërdita, nga perëndeshë e dashurisë në simbol të erotizimit

    Afërdita, nga perëndeshë e dashurisë në simbol të erotizimit

    Afërdita, perëndesha e lashtë greke e dashurisë dhe bukurisë, është një nga figurat më të njohura të mitologjisë dhe historisë së artit. Por për shekuj me radhë, paraqitjet e saj nudo kanë nxitur debate mbi seksualizimin dhe objektifikimin e trupit të gruas. Sipas mitologjisë, Afërdita lindi nga shkuma e detit dhe mbërriti në Qipro. Historikisht, […]

  9. Polemika për paraqitjen e Kolumbisë në Panairin e Librit në Frankfurt

    Polemika për paraqitjen e Kolumbisë në Panairin e Librit në Frankfurt

    Paraqitja zyrtare e Kolumbisë në Panairin e Librit në Frankfurt ka nxitur reagime të shumta, pasi stenda e vendit është kritikuar për përdorimin e sloganeve të lidhura me fushatën e presidentit të ri të krahut të djathtë, Abelardo de la Espriella. Dizajni i stendës, me mbishkrimet “Colombia” dhe “The Wonderland”, është vendosur në qendër të […]

  10. Media franceze: Shqipëria, mes destinacioneve më tërheqëse për të udhëtuar në tetor

    Media franceze: Shqipëria, mes destinacioneve më tërheqëse për të udhëtuar në tetor

    Muaji tetor është një periudhë e përshtatshme për të udhëtuar, pasi në shumë vende të botës temperaturat janë më të buta, ndërsa natyra ofron një pamje të veçanta sezonale, sipas një artikulli të botuar në median franceze “Silo Voyage”. Në hemisferën veriore, vjeshta sjell ngjyra mahnitëse, ndërsa në hemisferën jugore çelin lulet dhe nis një […]