Ahmet Zogu, nga udhëheqësi i Shqipërisë te mërgimi
Ahmet Zogu, Mbreti i Shqiptarëve, lindi më 8 tetor 1895 në Burgajet të Matit dhe ndërroi jetë më 9 prill 1961 në Paris. Ai mbetet një nga figurat më të rëndësishme dhe më të debatueshme të historisë politike shqiptare të shekullit XX. Zogu u përfshi në jetën politike që në moshë të re. Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ai u angazhua në zhvillimet politike dhe ushtarake të vendit. Në vitin 1920 mori pjesë në Kongresin e Lushnjës dhe më pas u bë ministër i Brendshëm. Organizimi i administratës dhe forcimi i xhandarmërisë i dhanë atij një rol gjithnjë e më të madh në jetën politike shqiptare. Në vitin 1922, Zogu u bë kryeministër. Pas krizës politike të vitit 1924 dhe largimit të tij nga...
Burimi:
kultplus.com