Polemika për paraqitjen e Kolumbisë në Panairin e Librit në Frankfurt
Paraqitja zyrtare e Kolumbisë në Panairin e Librit në Frankfurt ka nxitur reagime të shumta, pasi stenda e vendit është kritikuar për përdorimin e sloganeve të lidhura me fushatën e presidentit të ri të krahut të djathtë, Abelardo de la Espriella. Dizajni i stendës, me mbishkrimet “Colombia” dhe “The Wonderland”, është vendosur në qendër të kritikave nga botues dhe përfaqësues të sektorit kulturor. Shtëpia botuese kolumbiane Laguna Libros e ka cilësuar paraqitjen si një imazh për të cilin vendi duhet të ndihet i turpëruar, duke argumentuar se ajo nuk pasqyron diversitetin e letërsisë dhe kulturës kolumbiane. Kritikat lidhen edhe me faktin se dizajni këtë vit është marrë përsipër nga Departamenti i Komunikimit i Presidencës, në vend të Bibliotekës Kombëtare. Sipas kritikëve, përdorimi i identitetit të...
Burimi:
kultplus.com