Ivo Serdar, aktori kroat që la gjurmë në teatër dhe televizion
21 November, 2026 - 22:12 Më 21 nëntor 1985, në Zagreb, vdiq aktori kroat Ivo Serdar, i cili gjatë karrierës së tij u bë i njohur për rolet në teatër dhe televizion. Ai lindi më 19 dhjetor 1933 në Gornji Miklouš të Kroacisë, atëkohë pjesë e Jugosllavisë. Serdar përfundoi studimet në Akademinë e Arteve Dramatike në Universitetin e Zagrebit. Karrierën e nisi në një trupë teatrore në Varaždin, ndërsa më vonë u bë pjesë e Teatrit Kombëtar Kroat në Zagreb. Ai interpretoi në shumë produksione televizive, përfshirë edhe komedi, si dhe në shfaqje teatrale. Përveç aktrimit, Serdar u bë i njohur edhe si bashkëprezantues i emisionit të njohur televiziv të gatimit “Male tajne velikih majstora kuhinje”, së bashku me kuzhinierin Stevo Karapandža. Emisioni nisi transmetimin...
Burimi:
kultplus.com