Filmat që duhet t’i shtoni në listën tuaj këtë tetor
Me netët më të gjata dhe atmosferën karakteristike të vjeshtës, tetori është një nga muajt më të përshtatshëm për t’u ulur para ekranit me një film të mirë. Këtë muaj, lista përfshin histori nga më të ndryshmet: thrillerë që mbajnë pezull, filma horror për adhuruesit e atmosferës së Halloween-it, drama romantike, fantazi dhe komedi satirike. Mes tyre janë edhe disa produksione me emra të njohur të kinemasë, përfshirë Tom Cruise, Anne Hathaway, Dakota Johnson, Jessica Chastain dhe Olivia Colman. Nga “Digger”, ku Tom Cruise shfaqet në një rol krejtësisht të pazakontë, te “Verity”, thrilleri i bazuar në romanin e Colleen Hoover, tetori sjell histori që prekin zhanre dhe atmosfera të ndryshme. “Sense and Sensibility” rikthen në ekran universin e Jane Austen, ndërsa “Other Mommy” sjell...
Burimi:
kultplus.com