Media franceze: Shqipëria, mes destinacioneve më tërheqëse për të udhëtuar në tetor
Muaji tetor është një periudhë e përshtatshme për të udhëtuar, pasi në shumë vende të botës temperaturat janë më të buta, ndërsa natyra ofron një pamje të veçanta sezonale, sipas një artikulli të botuar në median franceze “Silo Voyage”. Në hemisferën veriore, vjeshta sjell ngjyra mahnitëse, ndërsa në hemisferën jugore çelin lulet dhe nis një tjetër periudhë e favorshme për të eksploruar destinacione të ndryshme, ku mbizotërojnë ditët me diell dhe temperaturat e këndshme. Pikërisht për këtë arsye, një numër i madh destinacionesh ofrojnë më të mirën e tyre gjatë muajit tetor. Për turistët që dëshirojnë të organizojnë një pushim të shkurtër, madje edhe në minutën e fundit, ekzistojnë disa alternativa interesante në vende të ndryshme të botës. Shqipëria Temperatura mesatare nga 10°C deri në...
Burimi:
kultplus.com