Panel diskutimi për ndërgjegjësimin dhe mbështetjen e personave me disleksi
Është edicioni i dytë i Fondacionit Akili, që ditën ndërkombëtare të diskleksisë e ka shënuar me panel diskutimi, me qëllim të ndërgjegjësimit dhe mbështetjes së personave me disleksi. Safa Bojaj, drejtoreshë e këtij fondacioni ka organizuar një numër të madh të aktiviteve, të cilat nisën me panelin e diskutimit, ku në këtë panel morën pjesë: Bija Jasiqi, Shkëlzen Veseli, Arbana Hajredinaj dhe Flamur Gollopeni. Nën moderimin e Vlora Merovcit, panelistët diskutuan rëndësinë e artit në përfshirjen e personave me disleksi, të cilët treguan përvoja dhe mënyra të ndryshme të përfshirjes interaktive. Poashtu, para të pranishmëve u prezanuan edhe dokumentarë për rrugëtimin e Akil Dashevcit nëpërmjet artit, ku u prezantua puna e tij brenda dhe jashtë Kosovës. Në fund të këtij takimi, mirënjohje u ndanë nga Fondacioni...
Burimi:
kultplus.com