Ndërhyrje në Varret Monumentale të Selcës së Poshtme për mbrojtjen e strukturave
Në Varret Monumentale të Selcës së Poshtme, një nga sitet më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë, kanë nisur punime mirëmbajtëse për zëvendësimin dhe restaurimin e strehave mbrojtëse të varreve. Ndërhyrja po realizohet nga specialistë të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë me synimin për të përmirësuar mbrojtjen e strukturave nga faktorët atmosferikë, si dhe ruajtjen e vlerave të këtij monumenti të rëndësishëm. Varret Monumentale të Selcës së Poshtme gjenden në Mokër, rreth 40 km nga Pogradeci, në një zonë malore pranë luginës së Shkumbinit. Siti lidhet me qytetin e lashtë ilir të Pelionit dhe përbëhet nga një kompleks prej pesë varresh monumentale, katër prej të cilave janë të gdhendura drejtpërdrejt në shkëmb. Datimi i tyre lidhet kryesisht me periudhën nga fundi i shekullit IV deri...
Burimi:
kultplus.com