Universiteti i Arteve dhe Akademia e Leçes synojnë zgjerimin e bashkëpunimit akademik e artistik

Universiteti i Arteve dhe Akademia e Leçes synojnë zgjerimin e bashkëpunimit akademik e artistik

Një delegacion i nivelit të lartë nga Akademia e Arteve të Bukura të Leçes (Accademia di Belle Arti di Lecce) zhvilloi sot, një takim në Universitetin e Arteve në Tiranë, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve akademike dhe kulturore mes dy institucioneve. Delegacioni u prit nga Rektori i Universitetit të Arteve, Erald Bakalli, dhe Përgjegjësi i Sektorit të Projekteve, Pjetër Guralumi. Takimi u zhvillua në vijim të Marrëveshjes së Mirëkuptimit mes dy institucioneve dhe eksperiencave pozitive të krijuara gjatë vitit të kaluar akademik, veçanërisht për studentët e Fakultetit të Arteve të Bukura. Në fokus të diskutimeve ishte thellimi i bashkëpunimit ndërkombëtar, me synim krijimin e më shumë mundësive për studentët dhe zhvillimin e projekteve e aktiviteteve të përbashkëta. Bashkëpunimi pritet të përfshijë jo vetëm programet...