“As e shmang dhe as e refuzoj, por…”- Braçe reagon për Territorialen: Ju detyrohem një sqarim çfarë ndodhi dje! Reforma nevojë mirëqeverisjeje, jo vizatim harte
Deputeti socialist Erion Braçe ka konfirmuar qëndrimin e tij kundër hartës së re të reformës administrativo-territoriale, duke argumentuar se ndryshimi i kufijve të bashkive nuk është në vetvete thelbi i reformës që i nevojitet pushtetit vendor. Në reagimin e tij, Braçe ka sqaruar se nuk është kundër reformimit të pushtetit vendor, por kundërshton një reformë që, sipas tij, fokusohet kryesisht te harta territoriale. “Reformën nuk e shmang e as e refuzoj. Është nevojë, por si reformë për mirëqeverisje, jo si vizatim i një harte”, është shprehur ai. Sipas Braçes, reforma duhet të mbështetet në parime dhe kritere të njëjta për të gjithë territorin dhe jo vetëm në një vendimmarrje të bazuar te numërimi i votave. Ai kërkon që në qendër të procesit të vendoset decentralizimi...
Burimi:
javanews.al