Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Artan Meçani rikthehet në shtëpi në krye të skuadrës Butrinti
Artan Meçani rikthehet në shtëpi në krye të skuadrës Butrinti Klubi Sportiv Butrinti ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Artan Meçani si trajnerin e ri të ekipit për sezonin e ardhshëm, duke sjellë një emër të njohur për qytetin, por kësaj here në një rol të ri dhe të rëndësishëm. Artan Meçani nuk është një emër i panjohur për sportdashësit e Sarandës. Karrierën e tij si futbollist e nisi pikërisht në fushën e Butrintit, ku hodhi hapat e parë si lojtar profesionist. Më pas, aventura e tij vazhdoi në Greqi, ku u aktivizua me disa ekipe vendase, duke përfaqësuar...