Arsimi mes protestës dhe pasigurisë/ Zv.ministrja e Arsimit thirrje për dialog
Zëvendësministrja e Arsimit, Orjana Osmani, ka bërë thirrje për dialog si mënyrën e vetme për të kapërcyer situatën e krijuar nga protestat e studentëve dhe të rinjve në Tiranë. Në një intervistë për “Newsline”, Osmani theksoi se dhuna nuk mund të shërbejë si zgjidhje, ndërsa nënvizoi se e drejta për të protestuar është e garantuar nga Kushtetuta. Duke folur edhe në cilësinë e një mësueseje, Osmani tha se ditët e fundit kanë qenë të vështira dhe se të rinjtë duhet të dëgjohen e të trajtohen me vëmendje. Sipas saj, komunikimi dhe mirëkuptimi janë thelbësorë për të gjetur një zgjidhje, ndërsa institucionet arsimore duhet të mbeten hapësira ku nxënësit dhe prindërit ndihen të sigurt. Zëvendësministrja bëri të ditur se Ministria e Arsimit ka marrë qindra mesazhe...
Burimi:
ntv.al