Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Arrestohet në Tiranë 26-vjeçari i shpallur në kërkim, pritet ekstradimi drejt Kazakistanit
👁10011
Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin në Kazakistan. Si rezultat, në bulevardin “Gjergj Fishta”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi nga Kazakistani, A. T., 26 vjeç. Ai u arrestua me qëllim ekstradimin në Kazakistan, pasi Gjykata për Hetimet Speciale e Almaty, Kazakistan, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal i Kazakistanit. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese të Kazakistanit, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi. Top Channel