Arrestohet në Mal të Zi, blogeri pro-Kremlinit, Mikhail Zvinchuk! Kreu i rrjetit Rybar, I lidhur me operacionet hibride ruse

Arrestohet në Mal të Zi, blogeri pro-Kremlinit, Mikhail Zvinchuk! Kreu i rrjetit Rybar, I lidhur me operacionet hibride ruse

Një prej blogerëve më të njohur ushtarakë rusë pro-Kremlinit, i cili sipas raportimeve ka lidhje me shërbimet e inteligjencës ruse, është arrestuar në Mal të Zi. Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, konfirmoi sot, më 9 tetor, se në vendin e tij janë arrestuar disa shtetas rusë, mes tyre edhe Mikhail Zvinchuk, themelues i rrjetit rus Rybar. Mikhail Zvinchuk, themeluesi i blogut të njohur të luftës Rybar, u ndalua sot së bashku me bashkëshorten dhe tre shtetas të tjerë rusë,  në qytetin turistik bregdetar të Risanit, nën dyshimin për përhapjen e ndikimit rus, raportuan mediat vendase. Në një postim në rrjetin social X, Spajiq tha se arrestimi erdhi pas paralajmërimeve se vendi do të përballej me përpjekje për destabilizim dhe luftë hibride. “Ky nuk është momenti për deklarata të...