Analiza: A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë?

Analiza: A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë?

Aleksandër Vuçiç SERBI- Aleksandar Vuçiç e humbi pushtetin. Tani, pyetja është nëse do të japë llogari edhe për mënyrën se si e ushtroi atë. Pas fitores së Listës Studentore në zgjedhjet e 25 tetorit, Serbia përballet me një sfidë që shkon përtej ndryshimit të Qeverisë: hetimin e korrupsionit, shkëputjen e institucioneve nga ndikimi politik dhe përcaktimin e përgjegjësisë për abuzimet e dyshuara gjatë sundimit të Partisë Përparimtare Serbe (SNS). Dy analistë në Beograd vlerësojnë se hetimet mund të arrijnë deri te ish-presidenti, por paralajmërojnë se përgjegjësia politike nuk nënkupton domosdoshmërisht edhe përgjegjësi penale. “Besoj se hetimi do të duhej të arrinte edhe te Vuçiçi, ashtu siç ndodhi në Kroaci me Sanaderin”, thotë Dushan Spasojeviç, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, duke iu referuar...