No Image Available

Analisti zbulon emrin e kandidatit të Ramës për Bashkinë e Tiranës, Shehaj e kërkon mes studentëve

Albana Koçiu është emri që analisti Neritan Sejamini sheh si më të mundshëm për të garuar për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 9 majit 2027. Arsyen e lidh me rolin që Edi Rama do të kërkojë për vete. Sipas Sejaminit, kryeministrit i duhet një kandidate që i lë atij drejtimin e fushatës dhe, nëse fiton, pranon drejtimin e tij politik edhe në bashki. Në debatin televiziv të së enjtes, Sejamini e paraqiti emrin e zëvendëskryeministres si parashikim personal. Ai argumentoi se Erion Veliaj ia ka prishur planet Ramës për kryeqytetin. Në leximin e tij, me Koçiun si kandidate, kryeministri do të mund t’u kërkonte votën tiranasve për projektin e vet politik, duke e lidhur rezultatin e bashkisë edhe me premtimin për anëtarësimin e Shqipërisë...