PD KA NDRYSHUAR SHUME/ KELLIÇI: JEMI RIPERTERITUR, 90% E ANETARESISE JEMI TE RINJ
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka mbrojtur procesin e ripërtëritjes së kësaj force politike, duke deklaruar se ai nuk është thjesht një slogan, por një realitet që, sipas tij, dëshmohet nga përbërja e strukturave drejtuese dhe përfshirja e të rinjve në parti. Këlliçi tha se mbi 90% e anëtarëve të Kryesisë së PD-së janë zgjedhur për herë të parë. Sipas tij, bëhet fjalë për një brez të ri politikanësh, të cilët sjellin energji dhe përvojë të re në organizimin e partisë. Ai theksoi gjithashtu se mosha mesatare e anëtarëve të Këshillit Kombëtar është rreth 35 vjeç, ndërsa në strukturat drejtuese janë përfshirë edhe gra dhe vajza. Këlliçi pranoi se Partia Demokratike mund të ketë dështuar në përcjelljen e këtij mesazhi te publiku, por këmbënguli...
Burimi:
ntv.al