BUSHATI IRONI ME RINOVIMIN E PD: KANE MENTALITETIN DHE MOSHEN E SALI BERISHES
Analisti Andi Bushati ka kritikuar mënyrën se si Partia Demokratike e paraqet rinovimin e saj përmes përfshirjes së deputetëve të rinj në moshë, duke deklaruar se ndryshimi i brezave nuk ka sjellë ndryshim të ideve dhe mentalitetit politik. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, Bushati tha se rinovimi i një partie nuk matet me moshën e deputetëve, por me idetë që ata përfaqësojnë dhe mënyrën se si bëjnë opozitë. Sipas tij, pavarësisht emrave të rinj, Partia Demokratike vijon të funksionojë rreth figurës së Sali Berishës, pa krijuar hapësirë për mendime të ndryshme. “Nga pikëpamja statistikore kjo pasqyrë mund të jetë e vërtetë, por kjo mund të vlejë për gjendjen civile, që shënon moshën aty. Por unë kam një koncept të ndryshëm kur...
Burimi:
ntv.al