Buxheti 2027 dhe paketa fiskale miratohen nen për nen në Komisionin e Ligjeve (VIDEO)
TIRANË- Projektbuxheti 2027 dhe paketa fiskale janë miratuar sot nen për nen në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike. Gjatë miratimit, janë marrë në shqyrtim edhe kërkesat e institucioneve për fonde shtesë dhe rritje të numrit të punonjësve. Konkretisht, për Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) është miratuar një fond shtesë prej 459 milionë lekësh, ndërsa për Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë (ILD) janë akorduar 125.5 milionë lekë. Komisioni i Prokurimit Publik do të përfitojë 40 milionë lekë shtesë, ndërsa Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) i janë miratuar 34 milionë lekë për magazinat e materialeve zgjedhore. Ndërkohë, nuk është parashikuar asnjë fond shtesë për Prokurorinë e Përgjithshme, për të cilën është miratuar kërkesa për shtim të punonjësve. Shtim të numrit të punonjësve do të ketë edhe...
Burimi:
zeri.ai