Raketa ruse në Poloni, tre objekte bien pas sulmit masiv ndaj Ukrainës

Raketa ruse në Poloni, tre objekte bien pas sulmit masiv ndaj Ukrainës

Autoritetet polake kanë identifikuar tre zona ku kanë rënë objekte fluturuese pas sulmit masiv rus ndaj Ukrainës gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes. Mes tyre janë dy raketa ruse në Poloni dhe, sipas vlerësimeve paraprake, një dron me motor reaktiv. Lajmin e konfirmoi ministri polak i Mbrojtjes Kombëtare, Władysław Kosiniak-Kamysz, në një konferencë për mediat të premten. Sipas tij, sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ishte ndër më të mëdhenjtë që prej nisjes së pushtimit në shkallë të plotë, në shkurt të vitit 2022. Ai u shoqërua edhe me shkelje të hapësirës ajrore polake. Ministri dha detaje për secilën nga tre pikat ku kanë rënë objektet. Në zonën e Nowy Lipowiec, në rajonin e Lublinit, autoritetet kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një raketë...