VIDEO / U prezantua si Rama në Signal dhe kërkoi 1 milion euro nga ndërtuesi, si u zbulua skema e mashtrimit
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i koduar “Request”, ku një 25-vjeçar u arrestua në Tiranë, pasi dyshohet se tentoi të përfitonte 1 milion euro nga një biznesmen ndërtimi, duke u prezantuar si kryeministri Edi Rama. Sipas informacioneve të bëra publike nga gazetarja Flutura Tota, i arrestuari është Albi Muça. Ai dyshohet se kishte kontaktuar përmes aplikacionit Signal me 54-vjeçarin Ardi Kollçaku, të cilit i ishte prezantuar si kreu i qeverisë dhe i kishte kërkuar shumën prej 1 milion eurosh. Në komunikimet mes tyre, 25-vjeçari i kishte thënë 54-vjeçarit se do të dërgonte një person tjetër për të tërhequr paratë. Megjithatë, ndërtuesi ka dyshuar se bëhej fjalë për një skemë mashtrimi dhe ka vendosur të denoncojë rastin në polici. Pas denoncimit, specialistët e Seksionit...
Burimi:
javanews.al