Shkarkimi i Cairncross, Trump i beson Kirsten Davies sigurinë kibernetike
Kirsten Davies është emëruar drejtoreshë kombëtare e sigurisë kibernetike në Shtetet e Bashkuara, duke zëvendësuar Sean Cairncross në këtë pozicion. Deri më tani, Davies ka mbajtur detyrën e drejtoreshës së informacionit në Pentagon, ndërsa emërimi i saj vjen në një moment kur institucionet dhe kompanitë amerikane po përballen me një valë sulmesh kibernetike dhe shkeljesh të sigurisë së të dhënave. Administrata amerikane po përpiqet të forcojë mbrojtjen e sistemeve digjitale, në kushtet kur sulmet ndaj rrjeteve kompjuterike përbëjnë një kërcënim gjithnjë e më të madh për sigurinë kombëtare. Vendosja e Davies në krye të kësaj fushe shihet në kuadër të përpjekjeve të Uashingtonit për të përshpejtuar modernizimin teknologjik dhe për të përmirësuar kapacitetet mbrojtëse ndaj kërcënimeve në hapësirën kibernetike. Sulmet dhe rrjedhjet e informacionit kanë...
Burimi:
javanews.al