Pesë raste sinjalizimi për dronë/ Zbulohen detaje nga alarmi në aeroportin e Xhenovës, nis hetimi për cenimin e sigurisë ajrore

Pesë raste sinjalizimi për dronë/ Zbulohen detaje nga alarmi në aeroportin e Xhenovës, nis hetimi për cenimin e sigurisë ajrore

Policia Kufitare dhe Prokuroria në Xhenova kanë nisur hetimet për fluturimin e dronëve të paautorizuar pranë aeroportit “Cristoforo Colombo”, incident që detyroi autoritetet të pezullonin trafikun ajror për rreth dy orë. Hetuesit po përpiqen të identifikojnë personat që pilotonin dronët dhe të zbardhin nëse bëhej fjalë për një veprim të qëllimshëm për të penguar aktivitetin e aeroportit apo për një veprim të papërgjegjshëm. Sipas mediave italiane, janë regjistruar pesë raste sinjalizimi për dronë, tre në anën perëndimore dhe dy në atë lindore të aeroportit. Një nga elementet që po shqyrtohet është fakti se mjetet fluturuese kishin dritat e ndezura. Gjithashtu, hetuesit po verifikojnë nëse dronët kishin lidhje me njëri-tjetrin apo bëhej fjalë për pajisje të ndryshme, të operuara nga persona të ndryshëm. Policia Kufitare ka...