‘Do ofrojë furnizim të qëndrueshëm me energji’/ Ambasada e ShBA mirëpret angazhimin për hidrocentralin e Skavicës
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka përshëndetur angazhimin e Shqipërisë për projektin e hidrocentralit të Skavicës, duke e cilësuar atë strategjik për sigurinë energjetike të vendit dhe të Ballkanit Perëndimor. Sipas ambasadës, projekti do të sigurojë furnizim të qëndrueshëm me energji dhe mundësi investimi për kompanitë amerikane. Postimi i plotë: Shtetet e Bashkuara mirëpresin angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë ndaj projektit të hidrocentralit të Skavicës, një projekt strategjik për sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe të rajonit më të gjerë të Ballkanit Perëndimor. Skavica do të ofrojë furnizim të qëndrueshëm me energji për shqiptarët, një rrugë të qartë për investime të sigurta, si dhe mundësi për kompanitë dhe punonjësit amerikanë. The United States welcomes Albania’s continued commitment to the Skavica Hydropower Project, a strategic energy security...
Burimi:
syri.net