Rikthehet edhe Conceicao, trajneri Spalletti ka bollëk zgjedhjesh në krahë, ja si mund të luajë ndaj Venezia

Rikthehet edhe Conceicao, trajneri Spalletti ka bollëk zgjedhjesh në krahë, ja si mund të luajë ndaj Venezia

Luciano Spalletti njihet për pasionin e tij për inovacionin, një qasje që ai padyshim e preferon kur ka në dispozicion burime të bollshme. Megjithatë, ndonjëherë ai detyrohet të tregohet krijues për të menaxhuar situata emergjente. Me ekipin e Juventus këtë sezon atij i është dashur të mendojë jashtë kornizave tradicionale për të gjetur ekuilibrin e duhur, duke pasur parasysh numrin e madh të dëmtimeve që kanë goditur rëndë skuadrën. Edhe pse disa mungesa mbeten një problem i madh dhe i vështirë për t’u përballuar, veçanërisht ato afatgjata, trajneri tashmë e ka sërish në dispozicion Conceiçao. Gjithashtu, duket se ai ka ndërmend t’i besojë Ekhator, ndoshta si zëvendësues gjatë lojë, pasi ai aktualisht është i vetmi sulmues qendror “i mirëfilltë” në radhët e bardhezinjve. Për ndeshjen e...