Ernest Muçi drejt Serie A? Roma interesohet për shqiptarin, Mohamed Salah del në skenë…

Ernest Muçi drejt Serie A? Roma interesohet për shqiptarin, Mohamed Salah del në skenë…

Ernest Muçi mund të transferohet në Serie A. Sipas burimeve italiane, Roma ka marrë informacion për futbollistin 25-vjeçar. Në këtë histori përmendet edhe Mohamed Salah, i cili thuhet se ua ka rekomanduar shqiptarin pronarëve të klubit italian, grupit “Friedkin”. Presidenti i Trabzonspor, Ertuğrul Doğan, kishte deklaruar mbrëmjen e kaluar, gjatë një emisioni televiziv, se klubi kishte marrë oferta zyrtare për tre futbollistë të skuadrës. Pas kësaj deklarate, nga burimet italiane ka ardhur një pretendim interesant në lidhje me Ernest Muçin. Sipas raportimeve të publikuara në median italiane, sulmuesi i Trabzonspor mund të transferohet në kampionatin italian. Në artikull thuhet: “Futbollisti ofensiv i Trabzonspor, Ernest Muçi, duket se mund të transferohet në Serie A. Sipas burimeve, Roma ka marrë informacion për lojtarin 25-vjeçar. Raportimet nga brenda...