Nëna e Leo Messit e ka të qartë, madje i jep bekimin: Ti je pasardhësi i djalit tim…

Nëna e Leo Messit e ka të qartë, madje i jep bekimin: Ti je pasardhësi i djalit tim…

20 Nëntor 2026 11:20 Alfred Lleshi Një episod emocionues mes Celia Cuccittini, nënës së Leo Messit, dhe futbollistit të Comos, Nico Paz, është bërë publik. Ngjarja ka ndodhur më 6 tetor, ditën kur Messi i dha lamtumirën kombëtares argjentinase ndaj Beninit. Historinë e ka treguar Fabián Paz, xhaxhai i futbollistit, në emisionin “Radio La Red”. “Kur shkova për të parë lamtumirën e Messit, Nico doli nga dhomat e zhveshjes dhe aty ishte nëna e Leos, e emocionuar dhe duke qarë. Nico shkoi ta përshëndeste, pasi njiheshin. Ajo i kapi dorën dhe i tha: ‘Ti je pasardhësi i djalit tim’. Nico mbeti i shokuar nga këto fjalë”, – rrëfeu ai. Xhaxhai shtoi se Nico është një djalë i qetë dhe modest, që nuk e ka në...