BE-ja dhe Britania bien dakord për skemën e mobilitetit rinor: 100 mijë të rinj evropianë do të mund të jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar

BE-ja dhe Britania bien dakord për skemën e mobilitetit rinor: 100 mijë të rinj evropianë do të mund të jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar

Brukseli dhe Londra kanë rënë dakord që 100 mijë të rinj evropianë të mund të jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa marrëveshja për tarifat e universitetit është shtyrë me gjashtë muaj. Skema e mobilitetit rinor u arrit në samitin e dytë dypalësh mes BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar që u mbajt të premten. Në atë takim palët kërkuan një rivendosje më të gjerë të marrëdhënieve pas Brexit-it, shkruan Euronews. Skema e mobilitetit rinor është një nga elementët kryesorë të këtij rivendosjeje, sipas një zyrtari të BE-së, i cili vlerësoi se ajo është e rëndësishme për kontaktet mes njerëzve në të dyja anët e Kanalit të La Manshit. Sipas tij, ulja e numrit të studentëve që studiojnë në anën tjetër e bën marrëdhënien më të varfër,...