Rrezik për kalimtarët! Pllakat dekorative shkëputen nga fasada e një pallati, bien mbi makinën

Rrezik për kalimtarët! Pllakat dekorative shkëputen nga fasada e një pallati, bien mbi makinën

pamje nga ngjarja DURRËS-Pjesë dekorative të fasadës së një pallati 15-katësh janë shkëputur mbrëmjen e djeshme në Durrës, duke rrezikuar banorët dhe kalimtarët. Pllakat dekorative u shkëputën dhe ranë mbi një automjet, duke rrezikuar edhe persona që kalonin aty pranë. Paraditen e sotme shërbimi zjarrfikës ndërhyri për të hequr elementët që mund të shkeputeshin në çdo moment. Ndërhyrja ka qënë e vështirë për shkak të lartësisë së godinës dhe pamundësisë së zjarrfikësve për të arritur në katet e sipërme. Edhe administratori i pallatit, Flamur Bala, është shprehur se problemi prek disa pjesë të fasadës dhe kërkon ndërhyrje urgjente nga Bashkia e Durrësit. Sipas tij, elementet dekorative përbëhen nga 12 rreshta që shtrihen nga kati i parë deri në të trembëdhjetin, me madhësi rreth dy metrash...