‘Po ligjëroni terrorin dhe dhunën shtetërore’/ Blushi: Shkelni Kushtetutën, dhunoni të rinjtë dhe kërkoni t’i survejoni

‘Po ligjëroni terrorin dhe dhunën shtetërore’/ Blushi: Shkelni Kushtetutën, dhunoni të rinjtë dhe kërkoni t’i survejoni

Kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka lëshuar akuza ndaj mazhorancës gjatë mbledhjes së Komisionit të Çështjeve Ligjore, duke deklaruar se nisma ligjore e qeverisë shkel një sërë nenesh të Kushtetutës dhe synon të ligjërojë terrorin dhe dhunën shtetërore. Blushi akuzoi Policinë e Shtetit për dhunë dhe ndalime të paligjshme ndaj studentëve dhe gjimnazistëve, duke u shprehur se të rinjtë merren nga rruga, dërgohen në komisariate dhe dhunohen fizikisht. Ai solli në vëmendje edhe rastin e Eneas në Spitalin e Traumës, duke pretenduar se punonjës policie pa uniformë e kishin kërcënuar për të ndryshuar dëshminë. Bludhi tha se përmes kësaj nisme mazhoranca kërkon të cenojë liritë kushtetuese dhe t'i hapë rrugë survejimit të të rinjve, duke kontrolluar telefonat, emailet dhe llogaritë...