Socialisti ‘me duar të lidhura’ po dorëzohet para jush”/ Veliaj nga burgu i kërkon ndihmë Ballukut: Rama është kot, nuk merr dot më vendime
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar me një letër ish zv.kryeministres Belinda Balluku nga burgu i Fierit, ku i kërkon ndihmë për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale në Tiranë, pranë mjekut të tij dhe familjes. Në letrën e tij, Veliaj shkruan se prej një muaji po mbahet në izolim në IEVP Fier, pavarësisht se ka një këmbë të thyer dhe ka nevojë urgjente për operacion. Ai pretendon se kërkesat e tij të përsëritura drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, dhe drejtoreshës së Burgjeve nuk kanë marrë përgjigje. Në vijim, Veliaj përdor një gjuhë ironike ndaj kreut të qeverisë, duke shkruar se, sipas asaj që dëgjon nga personat në burg, “Kryeministri është kot, nuk merr dot më asnjë vendim” dhe se...
Burimi:
sot.com.al