“Hallin tim e zgjidh veç Bela”/ Rama “e kërcënoi”, Veliaj letër Ballukut

“Hallin tim e zgjidh veç Bela”/ Rama “e kërcënoi”, Veliaj letër Ballukut

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar një tjetër letër nga burgu i Fierit, këtë herë drejtuar ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në letër, Veliaj i kërkon asaj të ndërhyjë për të mundësuar kryerjen e një operacioni në Tiranë, pranë mjekut të tij dhe familjes. Veliaj pretendon se prej një muaji po mbahet në izolim në burgun e Fierit, pavarësisht se ka një këmbë të thyer dhe ka nevojë urgjente për ndërhyrje kirurgjikale. Ai thotë se kërkesat e tij drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrit Toni Gogu dhe Drejtorisë së Burgjeve nuk kanë marrë përgjigje. Në letër, Veliaj përcjell edhe atë që, sipas tij, thuhet brenda burgut për dobësimin e autoritetit të kryeministrit, duke pretenduar se vendimmarrja tashmë është përqendruar te Belinda Balluku. “Hallin tënd e...